• E mërkurë / May-08 00:59
  • Kontakt

Bionde më joshëse se Tuna s’keni parë

Është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për këngëtaren nga Maqedonia, Tuna Sejdiu e cila para një muaji solli projektin e ri muzikor, shkruan lajmi net.

“Chonga”, mban titullin kënga e Tunës me të cilën bëri rikthimin pas një pauze të gjatë në muzikë.

Ajo tashmë është aktivizuar edhe në rrjete sociale e cila publikon imazhe nga më të ndryshmet. Në këtë të fundit shfaqet tejet joshëse, gjersa në fokus ka gjoksin bombastik.

Tuna përveç se është artiste e suksesshme, shquhet edhe si nënë e përkushtuar e cila nuk i ndahet për asnjë moment Tianit.

Këngëtarja Sejdiu ka paralajmëruar edhe gjëra të reja për fansat që pritet t’i sjell në vijim.