Sokol Rrustemi nga kryesia e kësaj nëndege faleminderoi kryetarin Arifi për mbështetjen e këtij fshati.
Kandidatja për këshilltare Dëshira Kamberi Shabani ftoi të gjithë gjininë femrore të bëhet pjesë e Alternativës pasi këtu është me rëndësi të avansohet roli i gruas.
Kastriot Sylejmani si kandidat për këshilltar i kësaj njësie tha se në mandatin e ardhshëm ky fshat do të bëhet me ujë 24 Ore.
Kandidati tjetër nga njësia tjetër zgjedhore e fshatit Miratoc Imran Memishi tha se ata që s'bën 12 vite APN e bëri për 3 muaj qeverisje me rregullimin e shumë projekteve të këtij fshati.
Kryetari Arifi tha se mos'suksesi 27 vjecar i këtyre personave që asnjëher nuk dhanë përgjegjësi politike neve na bën të fuqishëm dhe garantoi se kufiri Llojan-Miratoc hapet gjatë mandatit tonë 4 vjeçar. Ka ardh koha që ne ata ti dërgojmë në shtëpi, me 24 dhjetor duke rrethuar nr 1. Me qetësi dhe dashuri.
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook.