Në ambientet e Shkollës fillore “Abdulla Krashnica”, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor në fshatin Miratoc, ku bëri prezantimin e kandidatëve nga kjo nëndegë.
Ridvan Tairi, Florije Xhemaili dhe Azir Limani janë kandidatët nga fshati Miratoc në listën zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik, me të cilët do të garoj në zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, kërkoi nga banorët e bashkësisë lokale Miratoc, t’i japin Preshevës TË VETMEN ZGJIDHJE, duke rrethuar numrin 5.
Ardita Sinani, kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës bëri apel që Miratocasit mos të bien pre e gënjeshtrave parazgjedhore për kinse hapjen e kufirit Miratoc – Llojan. Ishte PVD ajo që e hapi këtë temë, por ishte qeveria serbe ajo që nuk e përfilli kurrë këtë kërkesë. Dhe fatkeqësi e madhe është se kryetari i dhunshëm nuk pati guximin që për këtë t’a kundërshtojë qeverinë serbe, por përkundrazi e amnistoi. Dhe fajin për këtë ia la shqiptarëve.
Prandaj kryetarja Sinani kërkoi që ta parandalojmë të keqen që po i kanoset komunës tonë, rrezikun që komuna e Preshevës të dirigjohet nga struktura shtetërore, Preshevës i duhen përfaqësues të nënshtruar vetëm ndaj banorëve të vet, Preshevës i duhet E VETMJA ZGJIDHJE, e ajo bëhet duke rrethuar numrin 5 më 24 dhjetor.
Preshevë, 17.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik
Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së