Gjiko zbulon titullin e këngës së re

Gjiko është njëri ndër artistët më aktiv si me mbrëmje muzikore, ashtu edhe me këngë.

Reperi ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin pritet ta publikojë së shpejti.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, e që është “Distanca”.

Detaje të tjera rreth këngës, ai nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura, vetëm se mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ai.

Për ndryshe, Gjiko më 1 shtator i dha fund beqarisë, ndërsa tani bashkë me Elitën po shijojnë muajin e mjaltit.