Pak muaj pas lindjes, Xhensila befason me linjat nga palestra

Xhensila Myrtezaj në muajin korrik fitoi epitetin nënë për herë të parë.

Pas lindjes, këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës, të cilën ajo dhe Besi e pagëzuan Ajka.

Edhe pse nuk është shumë aktive këtë periudhë me projekte të reja muzikore, këngëtarja po kujdeset maksimalisht në perfeksionimin e linjave perfekte.

Xhensila publikoi disa imazhe nga palestra, me të cilat tregon se po punon shumë me fizik, ndërsa ishte në top-formë.

Për ndryshe, projekti i fundit i saj është “Çika çika”, në duet me Ardian Bujupin.