Deontay Wilder dhe Tyson Fury, janë të gatshëm që tu ofrojnë një përballje tejet interesante atyre që e adhurojnë boksin.
Më 1 dhejtor, në Londër do të përballen dy boksierët e peshave të rënda në WBC.
Wilder dhe Fury, janë përkujdesur që sfida mes tyre të bëhet edhe më e zjarrtë, pasi në konferencë për media, ata kishin një përplasje të vogël.
Për të mos eskaluar situata mes të dy boksierëve, sigurimi u fut në mesin e tyre, për t’i ulur gjakrat.