Brad Pitt nuk ndjen asnjë pendesë për ndarjen nga Angelina Jolie!

Brad Pitt nuk ndjen asnjë pendesë për ndarjen nga Angelina Jolie!

Sipas HollywoodLife, Pitt nuk ka asnjë pendesë nga ndarja e tij me Jolie.
“Brad-it nuk i intereson nëse Angelina është penduar apo i mungon, ajo lidhje ka mbaruar njëherë e mirë dhe Brad nuk do të rikthehet më ose t’i japi një shans të dytë”-tha një burim i afërt me aktorin.

Burimi shtoi se vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për aktorin, dhe e kanë futur në dyshime me veten,’nëse e ka njohur ndonjëherë Angelinën e vërtetë, sepse ai nuk mund ta imagjinonte dot kurrë se gruaja me të cilën ra në dashuri dhe u martua, mund të sillej në atë mënyrë me të’.

Pitt, i cili është ende i angazhuar në betejën ligjore për të 6-të fëmijët, ndjen se ka bërë paqe në situatën e tij me Angelinën dhe tashmë është i fokusuar vetëm tek mirëqenia e fëmijëve të tij.