Juventusi e theu rekordin personal të transferimeve, duke i paguar 100 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos në këtë verë.
‘Zonja e Vjetër’ u dëmtua shumë nga transferimi i portugezit, pasi kjo ishte arsyeja kryesore që Beppe Marotta u largua nga pozita e drejtori menaxher.
Por, për të përmirësuar një gabim të tillë, Juventusi dëshiron që ta transferoj Kylian Mbappen nga PSG-ja, raporton ‘Tuttosport.
Në radarin e tyre është edhe Paul Pogba, që mund të rikthehet në Torino, por që më shumë preferohet sulmuesi francez, që mund ta zëvendësoj Ronaldon.
Portugezi është aktualisht 33 vjeçar, andaj Mbappe mund të bëhet ylli i ri i Juventusit.