Mourinho e do vetëm këtë gjë nga lojtarët e Man Utd

Jose Mourinho i paralajmëron lojtarët

Manchester United po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Skuadra angleze humbi nga West Hami, duke e shtuar edhe më shumë presionin mbi Jose Mourinhon.

Trajneri portugez ka thënë se lojtarët duhet të tregojnë dashuri për klubin, ashtu siç po bëjnë tifozët.

“Nuk mund të kërkoj më shumë nga tifozët”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Si në ndeshje në shtëpi, ashtu edhe jashtë, ata na kanë dhuruar mbështetje të madhe, si në fitore ashtu edhe në humbje”.

“Është koha që disa lojtarë të tregojnë dashuri për klubin dhe të japin maksimumin nga vetja, ashtu siç po bëjnë tifozët”, ka shtuar më tej portugezi.