Pas fitores ndaj Sassuolos në vikendin e kaluar, Gennaro Gattuso ka bërë një deklaratë emocionale.
Trajneri italian ka thënë se Milani i është bërë si shtëpia e tij e dytë,
“Duke pasur parasysh të gjitha vitet e kaluara këtu si lojtar, dhe tani si trajner, kjo është si një familje për mua. Jam milanez dhe i kam mbështetur gjithmonë këto ngjyra”, ka thënë Gattuso.
“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të qenë këtu. E kam përfaqësuar Milanin si futbollist dhe tani si trajner, çka përbën një ndjenjë të pabesueshme”.
“Natyrisht, nuk është e lehtë, sepse këtu ke shumë përgjegjësi dhe duhet të punosh për të arritur në majat e suksesit”, ka përfunduar trajneri i Milanit.