Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat ndan me ndjekësit imazhe nga përditshmëria e saj.
Së fundi, ajo ka lënë të hapur opsionin e pyetjeve nga ndjekësit, të cilët mësonin nga ajo ato që ju interesonte për këngëtaren.
Një prej ndjekësve e pyet se cili është momenti më i sikletshëm që Fifi ka përjetuar në skenë.
“Nashta kur jom kon tu e thy qafen se jam rrxu e jam qu e kam bo prap demek e kam pjese t’koreografise”, ka shkruar Fifi.