Tre persona të panjohur kanë kryer sot në mëngjes një grabitje në njërën prej filialeve të “Western Union” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur pë Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë Agron Borovci, i cili tha se tre të dyshuar pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Rreth ores 09:30 është pranuar informata për një Grabitje në rrugën “Gazmend Zajmi” respektivisht në një nga filialet “Wester Union”.
Sipas informacioneve të para dyshohet që 3 persona të kenë qenë pjesëmarrës të cilët më pas kanë ikur në drejtim te pa njohur.
Policia menjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve te nevojshme si dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Borovci.