Pas shumë pengesash, kjo aktore do të jetë partnerja e Kivanc Tatlitug në serialin e ri

Në muajin Nëntor të këtij viti nisin xhirimet për serialin më të ri turk.

Kivanc Tatlitug do të jetë pjesë e këtij projekti dhe pas shumë pengesash më në fund duket se problemi për ta gjetur partneren e tij ka marrë fund.

Mediat turke shkruajnë se përkrah Kivanc është zgjedhur të luajnë aktorja simpatike  Elcin Sangu.

Kujtojmë se janë përfolur shumë emra të njohur të kinematografisë turke, madje Tuba Buyukustun refuzoi të luante përkrah Kivanc.

Ndërsa aktorët e tjerë që do të jetë pjesë e këtij seriali janë: Alperen Duymaz, Melisa Asli Pamuk dhe Erkan Can.