‘Dënimi’ që e pret Unitedin nëse shkarkohet Mourinho

Manchester United – Jose Mourinho, gjitha rrugët po qojnë drejt ndarjes.

Rezultatet e dobëta në Premierligë dhe barazimi 0-0 me Valencian në Ligën e Kampionëve së fundi, kanë lëkundur pozitën e trajnerin Jose Mourinho te Manchester United.

Shtypi anglez shkruan se drejtuesit e klubit janë të vendosur të shkëpusin bashkëpunimin me Mourinhon, ku kanë filluar të mendojnë për pasuesin e tij.

Problemi i vetëm i paraqitur në ndërprerjen e bashkëpunimit është shuma që Manchester United do të detyrohet t’ia paguajë Jose Mourinhos.

Raportohet se ‘Djajtë e Kuq’ janë të detyruar t’i paguajnë 25 milionë euro trajnerit portugez dëmshpërblim për ndërprerjen e kontratës.

Jose Mourinho kishte marrë drejtimin e Manchester United në verën e vitit 2016, dhe suksesi më i madh në drejtimin e skuadrës angleze cilësohet triumfi në Ligën e Evropës.