Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kryesore u zhvillua në ‘Wembley’, ku Barcelona mposhti 2:4 Tottenhamin.
Në këtë fitore të Barcelonës, Lionel Messi realizoi dy gola, për të çuar në pesë numrin e golave këtë sezon.
Me pesë gola, Messi prinë në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke lënë pas Edin Dzekon, Neymarin dhe Paulo Dybalan me nga tri gola.