Xhiroja e dytë në garën më të madhe për klube në Evropë, solli disa befasi, siç ishte humbja e Real Madridit ndaj CSKA Moskës.
Por, skuadrat tjera të mëdha, fituan pa probleme, duke marr tri pikë të reja në Ligën e Kampionëve.
UEFA ka publikuar formacionin e javës, ku më së shumti lojtarë kanë, Juventusi dhe Roma.
Ky është formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Neto; Florenzi, Bonucci, Alex Telles, Alba; Under, Reus, Coutinho; Dybala, Dzeko, Neymar.