Fjala është për këngëtarin, Alban Mehmeti i cili nuk ndalet së punuari në këngë të reja.
Këtë verë Mehmeti solli përfitime të shumta edhe nga dasmat ku pothuajse çdo natë ishte i zënë në evente të tilla.
Nga puna që ai bën nuk ka dyshim se gëzon një jetë të lumtur dhe mjaft dinamike. Imazhi i fundit i publikuar në Instagram tregon se ai gjendet brenda një jete të shtrenjtë pasi posedon një nga veturat më luksoze të tipit “Porsche”.
“Bota e Porche-së”, ka shkruar ai në foton e ndarë me ndjekësit.
Sa i përket projekteve të reja “Dashnia jem”, është kënga e fundit e lansuar nga ai në duet me Kaltrina Selimin.