Trajneri i Real Madridit në konferencë për shtyp, ka folur për situatën te Real Madrid, ku nuk dinë për gol në tre ndeshjet e fundit, ndërsa u befasuan nga CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve duke u mundur 1:0.
Lopetegui ka thënë se nga Real Madridi gjithmonë kërkohet maksimumi, dhe se kritikat janë të pranueshme, por ka cekur se skuadra e tij ka pikë të njëjtë me liderët e La Ligas.
“Reali është një ekip që kërkohet gjithmonë maksimumi dhe kritikat janë të pranueshme”, ka thënë Lopetegui.
“Po ne kemi po aq pikë sa ekipi që është në vendin e parë në kampionat. Do të rikthehemi shumë shpejt”.