Dafina Zeqiri nis përgatitjet për këngën e re, kështu duket

Dafina Zeqiri është emër shumë i dashur për publikun.

Këngëtarja është aktive me këngë të reja, të cilat priten mirë nga publiku.

Së fundi, ajo ka nisur punën rreth projektit të ri muzikor, i cili shumë shpejt pritet të jetë në duart e publikut.

Në InstaStory, ajo solli dy imazhe, në të cilat vjen e bukur si çdo herë, kurse mbishkrimi që i la ishte “Diçka po zihet, së shpejti”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “Kalo”, këngë e cila u prit mirë në publik.