“I magjishmi” Messi, ja çfarë shifra ka arritur

Lionel Messi pa dyshim që është njëri nga lojtarët më të mirë në planet.

Ylli i Barcelonës, në dhjetë vitet e fundit, pesë herë është shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë në botë.

Ai ka fituar shumë trofe me katalunasit gjatë këtyre viteve, ku për më tepër ishte edhe bartësi kryesorë i lojës së skuadrës.

Por, përkundër triumfeve me skuadrën, ai regjistroi shifra të mahnitshme edhe individualisht.

Për 10 vite me radhë ai ka arritur të shënojë mbi 40 gola për secilin vit kalendarik.

2009 – 41

2010- 60

2011 – 59

2012- 91

2013- 45

2014 – 58

2015 – 52

2016 – 59

2017 – 54

Me performancat e këtij fillim sezoni, duket se 10shi i Barcelonës do të arrijë përsëri të shënojë mbi 40 gola. Mbetet të shihet.