Bëhet baba kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba...

Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, solli sot në jetë djalin e tyre. Ajo lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.

Burime thonë se fëmija ka pasur disa komplikacione të vogla, por është në gjendje të mirë.

Djali, emri i të cilit do të zbulohet nesër, ka lindur me një peshë tre kilogramë e gjysmë.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u martuan rreth pesë vjet më parë në një dasmë shumë të përfolur në Kalanë e Gjirokastrës