Ajo është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme.
Së fundi, ajo publikoi këngën “Electricity”, e cila u prit mirë, kurse tani shënoi një sukses të ri me këtë këngë.
Dua ka arritur 40 milion dëgjues për një muaj, ndërsa bëri të ditur që kënga e fundit është e katërta në tabelat e Britanisë.
“Wowww mbi 40 milionë dëgjues !! Kjo është çmenduri! + # “Electricity” është renditur e # 4 në Britani të Madhe! Faleminderit përgjithmonë! Unë jam duke punuar shumë për performancën në AMA për ju njerëz”, ka shkruar ajo.