Kështu e filloi ditën Enca Haxhia

Enca Haxhia është emër shumë i lakuar në titujt rozë.

Këngëtarja njihet për paraqitjet provokuese, për të cilat edhe kritikohet shumë nga audienca.

Mëngjesin e sotëm, Enca e nisi me një kafe ku i kishin bërë portretin e saj, e përmes saj ajo uroi të gjithë për ditë të mbarë.

“Miremengjes”, ka shkruar ajo mbi fotografinë që ndau me ndjekësit në InstaStory.

Për ndryshe, “Rendez Vous” titullohet projekti i saj i fundit, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipin, kurse është drejt finalizimit të klipit të ri.