Një muaj pas martesës, Enis Bytyqi i bën dedikimin më të bukur gruas (Foto)

Enis Bytyqi në shtator i dha fund beqarisë.

Çifti organizuan dasmë të madhe, ndërsa menjëherë pas martesës udhëtuan për në muajin e mjaltit.

Para se të kurorëzohej, Enisi nuk publikonte shpesh imazhe me gruan, por tani ato i ka bërë më të shpeshta.

Në fotografinë e fundit, këngëtari shfaqet përkrah gruas dhe i dedikon fjalë përplot dashuri.

“Gjysma ime më e mirë”, ka shkruar Enisi mbi foton që mori shumë komente dhe pëlqime nga ana e ndjekësve.