Dembele mund të largohet nga Barça, Messi arsyeja?

Talenti francez, Ousmane Dembele, mund të largohet nga Barcelona.

Sipas raportimeve të “Don Balon”, lojtari nuk po përshtatet mirë me Messin dhe kjo mund t’i shkaktojë probleme.

Kampioni i Spanjës mund ta zëvendësoj lojtarin me mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot, i cili thuhet se pëlqehet nga argjentinasi.

Dembele ishte pjesë e reprezentacionit francez që fitoi Kupën e Botës mirëpo në Barcelonë duket se ai nuk po përshtatet.