Prezantuesja shqiptare ndan me ndjekësit momentin emocionues si nënë

Muajin e kaluar, Jona Spahiu u bë për herë të parë nënë.

Prezantuesja shqiptare dhe bashkëshorti i saj Frenkli u bekuan me një djalë të cilit ia vunë emrin Raiden.

Lajmin e gëzueshëm ishte vetë Jona ajo e cila e ndau me ndjekësit në Instagram, ndërsa sot ka zgjedhur që me ta të ndajë një moment tjetër emocionues.

Bëhet fjalë për imazhin e parë të tyre si nënë e bir, foto pranë të cilës ka shkruar disa fjalë zemre.

‘’ Raiden, Vakti i pare: VitaminD, Jona, Vakti i pare: Kembet e tij’’, ka shkruar ajo.