• E mërkurë / Oct-23 02:40
  • Kontakt

OAK feston njëvjetorin e themelimit

Me anë të një ceremonie festive, Oda e Afarizmit të Kosovës ka shënuar njëvjetorin e themelimit të Odës, ku shumë të ftuar ishin pjesë e kësaj kremte.

Me anë të një ceremonie festive, Oda e Afarizmit të Kosovës ka shënuar njëvjetorin e themelimit të Odës, ku shumë të ftuar ishin pjesë e kësaj kremte.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, falëndëroi të gjithë të pranishmit që i janë bashkuar kremtës si dhe foli për të arriturat e OAK-së.

“Oda e Afarizmit të Kosovës ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër që të angazhohet në kauza shumë të rëndësishme të biznesore, sidomos në dhënien e rekomandimeve se si mund të mënjanohen një sërë problemesh që ka biznesi”.

Falë lobimit të OAK, Krasniqi tha se janë zgjidhur shumë probleme të rëndësishme, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës tërheqjen nga CEFTA si UNIMK, në mënyrë që të prezantohet si Republikë e Kosovës.

Për të uruar OAK-un, i pranishëm në këtë event ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili shprehu mirënjohje për angazhimin e OAK në mbrojtjen e interesave të bizneseve të Kosovës, duke thënë se patriotë janë ata që hapin vende të reja të punës.

Në fund Oda e Afarizmit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe nderimi për gjithë anëtarët e saj, ka vendosur të ndajë çertifikata për secilin biznes të të gjitha kategorive.