• E mërkurë / Apr-24 12:38
  • Kontakt

Mourinho po ‘zbarkon’ në Serbi, do të befasoheni përse!

Mourinho po ‘zbarkon’ në Serbi, do të befasoheni përse!

Sipas raporteve të “Daily Telegraph”,  Mourinho do të udhëtojë në Serbi për të parë dhe për të kontaktuar me Nikola Milenkoviç i Fiorentinës dhe ylli i Serie A, Sergej Milinkovic-Saviç.

Të dy lojtarët janë gjithashtu në radar të Juventusit dhe Mourinho po kërkon të përfitojë nga një kontakt i drejtpërdrejtë.

Milenkoviç ka qenë shtylla kryesore e Fiorentinës këtë sezon, duke luajtur në të gjitha ndeshjet për 90 minuta dhe duke shënuar 2 gola.

Ndërkohë, Milinkoviç-Saviç pati një sezon fantastik 2017/18, por që tani po lufton të rikthehet sërish në formën më të lartë. Në 9 ndeshje në të gjitha garat për Lazion, lojtari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.