Arifi: ''3 metra rrugë në zonën industriale janë qesharake, në Gjermani 3 metra rrugë janë për çiklistët (Video)

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kompanive private ...

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kompanive private që janë punëkryerëse e shumë projekteve në Preshevë, kompani këto të cilat po zhagojnë proçesin e kryerjes së punëve për çka janë të obliguar me kontratë.

z.Arifi tha se është diçka e re se kemi bërë ndryshimin e kontratave, dhe se dënimet janë shumë më të larta, ku do të dënohen të gjithë ato kompani të cilat nuk i përmbahen kontratës.

Ai tha se udhëheqësit e kompanive janë aktivista të mëdhenjë të partive politke opozitare, të cilët po i bëjnë këto lojra në favor të opozitës, por i them se mua si Shqiprim dhe si APN-në nuk më bëni asgjë por vetëm e dëmtoni  popullin me këto lojra tuaja.

z.Arifi tha se do të jem edhe më i ashpër ndaj këtij veprimi të kompanive në fjalë, do të tregohem i pa mëshirshëm se gjithë këto lojra janë bërë të qëllimshme dhe në dëm të qytetarit.

Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar akoma që të vazhdojë të realizojë projektet të cilat janë në interes të qytetarëve të komunës së Preshevës.