• E mërkurë / Jul-17 14:30
  • Kontakt

Asfaltohen dy rrugë në fshatin Bilaç dhe një në qytetin e Bujanocit

Asfaltohen dy rrugë në fshatin Bilaç dhe një në qytetin e Bujanocit

VAZHDOJNË PUNIMET NË RREGULLIMIN E INFRASTRUKTURËS

Komuna e Bujanocit po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore për qytetarët e saj. Dje dhe sot janë asfaltuar dy rrugë lokale në Bilaç, me punëkryes "Shera Beton".

Derisa edhe në Bujanoc ka përfunduar së asfaltuari rruga e "Vërbanit" me punëkryes "Saba Bellça".

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të kryhen edhe projekte tjera infrastrukturore në Bujanoc.