Sot kishin një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri ku prezantuan punën që janë duke e bërë me fëmijët e kësaj shkolle, ku prezantuan historikun e gjatë që kanë si organizatë kulturore, duke potencuar konkretisht sukseset e arritura vazhdimisht në pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër festivale të shumta si në Kosovës por edhe jashtë saj. Është e veçantë se në "Mollëkuqet" ka edhe nxënës "solista" edhe nga Lugina e Preshevës
Gjithashtu kanë potencuar edhe suksesin e arritur si përfaqësuesë të Kosovës festivalin e organizuar në Maltë gjatë këtij viti, ku kanë marrë medaljen e argjend.
Përpos kësaj i prezantuan ftesat e shumta që i ka shkolla Mollëkuqet për pjesëmarrje në festivale në shtete europiane dhe rajonale.
Ata e falenderuan kryetarin për përkrahjen që i jep shkollës "Mollëkuqet" sikur që i ka dhënë deri më tani, ku dhe do të vazhdojnë në të gjitha aktivitetet që i ka kjo shkollë. Kryetari ishte shumë i kënaqur me punën e fëmijëve, me talentin e tyre në këndim dhe me pjesëmarrje të vazhdueshme nëpër festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që po e bëjnë krenar dhe që i shtojnë shpresën se kemi një gjeneratë e cila premton shumë në fushën e kulturës nëpërgjithsi.
"Mollëkuqet" do të vazhdojn që ta përfaqësojm Gjilanin dhe Kosovën sa më denjësisht qysh edhe kanë bërë deri më tani.