Kaq shumë është rritur djali i Adelina Tahirit, e tregon kjo fotografi

Adelina Tahiri ka pak kohë që mori epitetin nënë për herë të parë.

Këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së foshnjës, duke lënë pas çdo angazhim tjetër.

Ajo kohë pas kohe publikon imazhe të të birit, por nuk preferon ta ekspozojë fytyrën e tij, për shkak të moshës.

Së fundi, ajo postoi një foto të Jonit të vogël, i cili ishte rrethuar nga lodrat dhe veshjet e tij.

Kujtojmë që Adelina i dha fund beqarisë në dhjetor të vitit të kaluar me Serjozha Markov.