• E mërkurë / Apr-24 20:43
  • Kontakt

Kënga “Show” nga Skerdi, kopje e kësaj kënge të artistit të njohur

"Show" titullohet projekti i Skerdi Agos publikuar në muajin prill të këtij viti.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube.

Por, ky projekt del të ketë ngjashmëri shumë të madhe me këngën “Olha a Explosao”, kënduar nga MC Kevinho.

Është pikërisht vija melodike dhe refreni i këngës së Skerdit që ka ngjashmëri të madhe me këngën e MC Kevinhos, publikuar në vitin 2016.

Më poshtë janë të dy këngët, ndërsa ngjashmërinë mes tyre mund ta vlerësoni vetë.