Partia për Veprim Demokratik mbanë tubim parazgjedhor me njësitë zgjedhore 3 dhe 5.

Mbrëmë, në një atmosferë madhështore, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me njësitë zgjedhore 3 dhe 5...

Mbrëmë, në një atmosferë madhështore, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me njësitë zgjedhore 3 dhe 5.

Para një mase tepër të madhe të simpatizantëve programin e shpalosën kandidatët për këshilltarë nga njësia 3, Munir Rexhepi dhe Leonora Latifi, si dhe kandidatët për këshilltarë nga njësia 5, Akile Ahmeti dhe Vaxhid Sahiti.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi kërkoi nga të pranishmit që mos të joshen nga disa pllaka betoni e disa bandera të cilat po vendosen në kushte aspak të përshtatshme klimatike. Gjithashtu kërkoi t’i dënojnë e votë ata që po dojnë të na shlyejnë historinë tonë, ata të cilët po pretendojnë se gjithçka e bërë në këto 27 vite funksionim të politikës shqiptare në komunë të Preshevës është e pavlefshme.

Ardita Sinani, kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës, e cila vjen gjithashtu nga njësia zgjedhore numër 5, në fjalimin e saj u shpreh se është mjaft e emocionuar dhe e ka tepër të vështirë t’i drejtohet lagjes ku është lindur e rritur, njësisë numër 3, dhe lagjes ku është martuar dhe ka krijuar familje, njësisë numër 5. Por ajo, u shpreh e bindur, se kjo masë e jashtëzakonshme e simpatizantëve dhe entuziazmi i madh, e bëjnë të jetë e bindur se me 24 dhjetor, rrethimi i numrit 5 në kutitë e votimit do t’i jep Preshevës TË VETMEN ZGJIDHJE.

Preshevë, 20.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik

Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së