• E mërkurë / Jul-23 00:53
  • Kontakt

Koha kur puberteti fillon tek fëmijët lidhet me nënat

Mosha kur djemtë fillojnë pubertetin lidhet me kohën kur nënat e tyre kanë nisur t’i kenë periodat, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Nënat të cilat kanë pasur më herët periodat, krahasuar me bashkëmoshataret e tyre, kanë lindur fëmijë që janë prekur më herët nga pubertetit.

Qimet tek nënsqetullat, shfaqja e akneve dhe trashja e zërit tek djemtë ka nisur rreth dy muaj më herët.

Ndërsa, zhvillimi i gjinjve tek vajzat e tyre ka nisur rreth gjashtë muaj më herët.

Ky studim, ku janë analizuar të dhënat nga 16,000 nëna dhe fëmijë, është publikuar në revistën “Human Reproduction”.