Raincasit nuk lejojnë shitjen e votës për interesa personale ata çdo herë janë radhitur në partinë që ka prioritet idealin kombëtarë, tha kështu në fjalën përshëndetëse kryetari i nëndegës Raincë, Lulzim Veliu. Gëzim Bajrami, kandidat për këshilltarë ka treguar hamendësinë e tij karshi njerëzve të APN-së për anën enigmatike që kanë tek popullata. Sipas tij ata janë të panjohur. Miranda Ibrahimi, poashtu kandidate për këshilltare ka premtuar se do të ketë angazhim maksimal për të realizuar projektet që janë në interes të fshatit Raincë. Tubimin e ka përshëndetur edhe Argjend Surtolli në emër të parlamentit studentorë të Republikës së Kosovës i cili ka ftuar të pranishmit në mënyrë të mobilizuar të votojnë numrin dy PDSH-së për ruajtjen e substancës kombëtare. Edhe kandidati për këshilltarë, Dr. Besim Abduli ka deklaruar se qëllimi i bashkimit të RD-së me PDSH është parandalimi i së keqes që po i kanoset Preshevës përmes projekteve të planifikuara në Beogradin zyrtarë. Abduli ka folur edhe për reformimin e strukturave të PDSH-së dhe programit që do të realizohet në qeverisjen Mustafa. Ylber Veliu poashtu kandidat për këshilltarë nga Rainca ka folur për angazhimin politik që ka pasur gjatë kësaj kohe e që ka qenë bartës i të gjitha proceseve. Andaj kërkon që edhe kësaj here për të mirën e vendit të votohet PDSH sepse vota e tyre do të jetë jetike. dr. Ramiz Latifi ka shprehur mirënjohje të parezervë për bashkëpunimet që kanë realizuar bashkarisht me bartësin e listës së PDSH-së , Ragmi Mustafa dhe se gjatë tërë kohës ata kanë rrugëtuar bashkë për të mirën e vendit.
Ndërsa kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka kërkuar nga raincasit të cilët çdo herë kanë qenë pjesë e rezistencave edhe kësaj here përmes votës së tyre të godasin mashtruesit dhe vazalët e Beogradit. Sipas tij PDSH ka mosha të rinisë e të guximit, ka mosha të dijes andaj nuk do të lejohet që të na drejtojnë ata që nuk kanë dije as vetë. Me votën e PDSH-së do të krijohet uniteti kombëtarë, tha ndër të tjera zoti Mustafa. Me moton për Preshevën shqiptare voto numrin dy përfundoi tubimi i PDSH-së në Raincë.
Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së.