• E mërkurë / May-21 06:53
  • Kontakt

Dëmtohet Alban Hoxha, e zëvendëson ish-portieri i Teutës

Një tjetër zëvendësim i detyruar për shkak të probleme fizike në radhët e ekipit kombëtar të futbollit.

Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit.

Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka thërritur menjëherë ti bashkangjitet skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati i cili pritet për pak ti bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael.

Skuadra udhëton sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit.