Dua Lipa: Edhe nëse vjen nga një vend i vogël siç është Kosova, mund të arrish shumë

Dua Lipa ka dhënë intervistë për prestigjiozen "Billboard".

Ajo bashkë me Pop Malone dhe Mai folën për mundësinë e nominimit në “Grammy” gjatë vitit të ardhshëm.

Këngëtarja shqiptare thotë që në rast se arrin të nominohet dhe të fitojë ndonjë trofe në këtë event, ajo përfaqëson diçka më të madhe.

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën (kryeqytetin e Kosovës). Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua t’i siguroj vajzat e reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.

Kujtojmë që Dua Lipa ka qenë së fundi e pranishme në “American Music Awards”, ku ishte nominuar në një kategori, por nuk arriti të rrëmbejë çmim.