LR-PDSH mbajti tubimin madhështor në fshatin Raincë,në një mikpritje dhe atmosferë tejet të ngrohtë para qindra mbështetësve duke shpalosur programin parazgjedhor për zgjedhjet e 24 Dhjetorit.
Në këtë tubim u prezantuan dhe kandidatët për këshiltar nga Rainca,duke shpalosur secili pjesë të programit për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.
Kryetari i LR-PDSH Sami Salihu poashtu përshëndeti të pranishmit duke iu falënderuar përzemërsisht për përkrahjen që po i jep Lëvizjes për Reforma nëndega e Raincës,ai u përqendrua në programin dhe sfidat që i presin banorët e Komunës së Preshevës.
Ai iu bëri thirrje banorëve të Raincës,që të dalin masovikisht në zgjedhje të dielën më 24 Dhjetor dhe të rrethojnë numrin 4,numrin e fitores së madhe të Lëvizjes për Reforma të PDSH-së.
Ky është postimi në faqen zyrtare të LR-PDSH-së