Ish sulmuesi i Interit, Real Madridit e Milanit, duket se përfundimisht ka vendosur të largohet nga futbollit.
33 vjeçari të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në të kaluarën, kur dy javë pasi nënshkroi me Hellas Verona njoftoi pensionimin.
“Të dashur miq. Dita ka ardhur, dita kur ju vendosni që më të vërtetë ka ardhur fundi. Unë falënderoj presidentin Gozzi dhe të rinjtë e Entella për mundësinë. Unë iu uroj më të mirën atyre”, thuhet në letrën e pensionimit të Cassanos.