Edhe pse ka vite që është pjesë e skenës muzikore Gili mbetet po aq e ëmbël për publikun si në fillimet e karrierës së saj.
Në rrjetet më të frekuentuara sociale është tejet aktive e cila ndanë imazhe dhe video të llojllojshme. Në atë, Instagram këngëtarja duket se i ka hy arkivës teksa kthehet prapa në kohë.
“Viti 2005”, shkruan ajo ku artistja shfaqet si një kukull e vërtetë.
“Krejt rreth meje”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo e cila këtë verë ka qenë prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.