• E mërkurë / Apr-24 21:34
  • Kontakt

Në këtë vend ka udhëtuar Enca për ta festuar ditëlindjen

Enca Haxhia është ndër emrat më të lakuar nga bota e shoubizit.

Enca Haxhia pas tri ditësh feston ditëlindjen, kurse festa për të ka filluar prej sot.

Këngëtarja ka vendosur që kësaj radhe të udhëtojë në Paris për të festuar ditëlindjen, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie në InstaStory.

“Le të fillojë udhëtimi i ditëlindjes”, ka shkruar ajo mbi imazhin që ndau me ndjekësit.

Për ndryshe, Enca Haxhia këto ditë po shijon suksesin e këngës së fundit “Kujt po i han”, në duet me reperin Don Phenom.