Modric ende nuk mund të besoj çfarë kanë bërë Zidane dhe Ronaldo

Luka Modric ende nuk mund ta besoj se Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane janë larguar.

Luka Modric ka thënë se ai ka mbetur i befasuar nga ato largime, pasi ksihte vënë edhe bast me shokët e skuadrës se Cristiano Ronaldo do të qëndroj.

“Nuk e prisja largimin e asnjërit prej tyre, nuk mendoja që Zidane do të largohej dhe e njëjta gjë vlen edhe për Ronaldon”, ka thënë Modric për France Football.

“Në fakt, kur spekulimet për Ronaldon u shfaqën, kishim baste me njëri-tjetrin dhe ishim të sigurt se ai do të mbetej, por të gjithë i marrin vendimet vet”, ka shtuar më tej kroati.