Princi Harry flet për herë të parë sa i përket shtatzënisë së Meghan

Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi se Meghan Markle është shtatzënë është shoqëruar me shumë urime, shkruajnë mediat e huaja.

Mbretëresha Elizabeth e kishte pritur mjaft mire lajmin dhe ishte shprehur e kënaqur. E së fundmi, ka qenë princi Harry që ka folur për shtatzëninë e bashkëshortes së tij duke u shprehur i emocionuar për fëmijën që pritet të vijë në jetë pranverën e 2019-s.

“Nuk mund të mendonim për një vend më të mirë për të njoftuar se presim një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë, kështu që faleminderit. Jemi të dy shumë të emocionuar që jemi këtu dhe t’ju shërbejmë birra dhe çaj në pritjen e pasdites, sipas stilit australian”, u shpreh Harry, gjatë një mbledhje me rastin e turneut të tij në Australi.