Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona

Vetëm një vit pasi u shit për një rekord shume prej 222 milionë eurove nga Barcelona në PSG, sepse nuk ishte më në gjendje të jetojë në hijen e Lionel Messit, tani po lutet që të kthehet sërish në Nou Camp.

E përditshmja sportive spanjolle, “El Mundo Deportivo” ka raportuar sot se braziliani vazhdimisht po iu shkruan mesazhe ish-shokëve se dëshiron të kthehet te blaugranat.

“Braziliani po ndryshon dhe po e konsideron një rikthim të mundshëm te Barca”, ka thënë një burim i afërt për këtë medium.

Nasser Al-Khelaifi i kishte premtuar Neymarit se do të ndërtojë një ekip që do t’i përshtatet atij dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Duke pasur parasysh faktin se në vitet e fundit përkundër investimeve të mëdha, PSG po vazhdon të dështoj të gjej veten në nivelet e larta të Ligës së Kampionëve, kjo po bën që lojtari të mos jetë as në listën e ngushtë për të fituar Topin e Artë.