''Trepça'' merr teposhtëzën, ia ka 11 milionë euro borxh KPMM-së

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur konferencën e fundvitit, me ç’rast është thënë që ende ka nevojë për punë...

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur konferencën e fundvitit, me ç’rast është thënë që ende ka nevojë për punë në këtë sferë dhe njëra ndër sfidat kryesore mbetet  gjiganti metalurgjik “Trepça”.

Investimet në "Trepçë" do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik pas katër vjetësh, ndërsa tani kjo ndërmarrje ia ka 11 milionë euro borxh KPMM-së.

Si pasojë e këtij borxhi licenca do të duhej t’i ndërpritej, megjithatë Qeveria ka vendosur që t’ia vazhdojë për shkak të numrit të punëtorëve.

Gjithashtu, është bërë e ditur që janë 11 zona të shpallura si zona me interes të veçantë, që nuk janë licencuar për të cilat ka interesim për investime të mëdha ndërkombëtare.

“Mineralet energjetike kanë një bazë ligjore por jo të mjaftueshme. Lëshimi i licencave për mineralet energjetike është përballur me telashe të shpronësimit, gjë që ka shkaktuar edhe humbje të inkasimit”, ka bërë të ditur Musa Shabani.

Shabani, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria që të ketë prioritet valorizimin e mineraleve.