Nuk e besoni por kështu dukej Almeda Abazi në moshën 12 vjeçare (Foto)

Moderatorja dhe aktorja turke, Almeda Abazi cilësohet si njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

Duket se ajo ka qenë gjithmonë e tillë pasi sapo solli një fotografi nga arkiva kur ajo ishte e vogël.

Me mbi 400 mijë ndjekësit, Abazi ndau një fotografi të saj në moshën 12 vjeçare, tiparet e së cilës janë të mahnitshme.

“Vetëm 12 vjet”, shkruan ajo.

Almeda lirshëm mund të thuhet se është njëra nga femrat më të zonja shqiptare e cila së shpejti pritet të hyjë edhe në tregun muzikor.

Ajo vitin e kaluar u martua me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.