Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi vijnë me këngën e tretë “Harrove”

Kanë sjell bashkëpunimin e tretë me radhë.

Çifti i famshëm i estradës, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë publikuar këngën e re të titulluar “Harrove”.

Ky projekt i tyre është publikuar në kanalin e “BlackFish”, tekstin e të cilit e kanë shkruar vetë artistët. Videoklipi atraktiv e bën edhe më të bukur këngën.

Pritet që kjo këngë e tretë e tyre të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku dhe fansat e dyshes.