Ermal Mamaqi 'turpëron' publikisht Arbana Osmanin

Aktori i humorit ka hapur arkivat...

Ermal Mamaqi ka publikuar një foto nga koha kur nisën rrugëtimin e tyre në radio krah emrave që tashmë janë më të dashurit e ekranit.

‘Top Select Vitet 2000. sa xhepa kemi bërë nëpër autobusa...’ ka shkruar Ermali krah fotos. Ajo që bie në sy është moderatorja Arbana Osmani.

Të bën gjithmonë habi kur shikon se si janë transformuar me vitet emrat e njohur. Ishte vetëm fillimi dhe tashmë që Arbana është një nga moderatoret më me zë në vend duket e çuditshme ta shohësh jo të kuruar.

Ajo ka reaguar me anë të një komenti por ka anashkaluar veten. Mos valël i ka ngelur pak hatri që i kanë publikuar nej foto që ndoshta nuk do donte të bëhej publike..?

‘Sa bukur e paske nxjerrë Enon’ ka shkruar Arbana dhe bëhet fjalë për moderatorin Eno Popi.



Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48