Benzema largohet nga Reali, bëhet me skuadër të re

Karim Benzema mund të rikthehet në Francë.

Sulmuesin 31 vjeçar të Real Madridit, shumë lehtë mund ta shohim në Francë, por kësaj here jo në fanellën e Lyon.

Sipas asaj që raporton ‘Paris United’, Benzema thuhet t’i jetë vetë ofruar skuadrës kampione të Francës, PSG-së.

Me largimin e Zidanes nga Real Madrid, Benzema ndjen se ka filluar të humbasë mbështetjen e bordit të skuadrës, që tashmë veç po kërkojnë një emër të ri për sulmin.

Kjo situatë ka shtyrë ish sulmuesin e Kombëtares së Francës që ta rimendojë pozicionin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe atij të Interit, Mauro Icardi./